Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, është deklaruar pas seancës së sotme konstituive, duke e konsideruar si ‘’gabim trashanik’’ votën e PDK dhe AAK-së për zgjedhjen e Dimal Bashës si kryetar të Kuvendit.
Ai ka paralajmëruar edhe se Kosova mund të futet edhe në një krizë tjetër të interpretimit të Gjykatës Kushtetuese, lidhur me moszgjedhjen e nënkryetarit të parlamentit nga radhët e komunitetit jo shumicë serbe.
‘‘E ndjej si gabim trashanik votën e dy partive tjera të ish opozitës PDK e AAK që institucioneve të Kosovës të u japin një emër të tillë. Megjithatë ky është vullnet 73 deputetëve shumicës, LDK e respekton këtë vullnet por s’mund të jetë e lumtur me kualitetin e njerëzve që përfaqësojnë këto institucione. Besoj se do të futemi në një krizë tjetër të interpretimit të Gjykatës Kushtetuese sa i përket vendeve të pakicave në Republikën e Kosovës, në radhë të parë pakicës serbe e cila duhet të ketë qartësi sa i përket të drejtë për propozim. Ajo çka është fatkeq është që Kosova me institucionet e saj të mos mbetet peng i vullnetit të Beogradit. Ne s’marrim pjesë që s’i konsiderojmë si Kushtetuese në radhë të parë dhe për këtë arsye mbajmë qëndrim parimor’’, ka thënë ai.
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë