Në një postim në Facebook, Abdixhiku u shpreh se fjalët kanë peshë, sidomos kur diskursi fillimisht është negativ.
Duke e ftuar Kurtin të mbajë përgjegjësi për fjalët me të cilat i ishte drejtuar opozitës në largim, Abdixhiku thotë se në LDK, fjala është përgjegjësi, zotim dhe besë.
“Sado që unë dhe LDK nuk udhëhiqemi nga inati; sado që ne besojmë në dialog, bashkëpunim e komunikim njerëzor e politik; një takim i tillë – madje edhe konsultativ – do të ishte kapërcim fatal i dinjitetit njerëzor dhe politik.
Mes ‘hajvanatit’, ‘mbytjes së LDK-së’, ‘bashkëpunëtorëve të Serbisë’, mes moçalit të madh të pështymave ndaj nesh – unë, LDK dhe votuesit tanë – nuk e gjejmë veten as për konsultim”, shkroi Abdixhiku.
Ai tha se LDK-ja e pret dhe e mbështetë konstituimin e Kuvendit më 15 prill, dhe se të njëjtën nuk do ta pengojë.
Ky është postimi i plotë i tij:
Nora Gjakova nis një kapitull të ri si trajnere e xhudos në ...
Osmani në mbështetje të fëmijëve me autizëm: Meritojnë mirëk...
Deputetët e PDK, LDK, AAK thërrasin mbledhje të komisionit p...
“Shqipëria gëzon respekt në arenën ndërkombëtare”, Rama: 1.5...
Pas presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, largohet...
Konjufca takon Malajn, theksohet koordinimi i përbashkët në ...