Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka dërguar telegram ngushëllimi me rastin e ndarjes nga jeta të babait të ish kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.
“E nderuar familje Veseli,
Me keqardhje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të prindit tuaj, Fazli Veseli.
Ndajmë dhe bashkëndiejmë dhimbjen tuaj.
Fazli Veseli i takon një gjenerate baballarësh që rritën dhe edukuan fëmijët e tyre në kohë dhe rrethana shumë të vështira, duke i rritur me idalin për t’i shërbyer vendit deri në arritjen e lirisë.
Në kohë dhe momente të vështira për famljen Veseli, vdekja e kryeplakut Haxhi Fazli Veseli është një dhimbje e madhe për familjen, miqtë dhe të afërmit e tyre.
Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të gjithë atyre që e njohën Fazli Veselin.”, shkruan Abdixhiku./arbresh.info/
27-vjetori i marrëveshjes që shënoi fundin e luftës në Kosov...
Operacion në disa lokacione kundër krimit të organizuar, tra...
Lista e 10 më të votuarve të LDK-së
Top 10-shja e PDK-së me e votuar deri tani për deputetë
Bernie Sanders mbështet protestat në Shqipëri
10 më të votuarit e VV-së sipas numërimit të votave deri më ...