Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka quajtur humbje kohe ato ditë kur Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj e Kadri Veseli, tentuan shfuqizimin e Speciales. Por megjithatë, të tre prej tyre kanë ndërruar mendje.
Abdixhiku ka thënë se pasi u izoluan të tre, u tërhoqën nga kjo tentativë dhe u kthyen në arsyetimin fillestar, ashtu siç thonin që nga fillimi deputetët tjerë.
Postimi i Abdixhikut në Facebook:
Tash,
– Orkestruan peticione, organizata e deputetë;
– E nisën shfuqizimin në mesnatë;
– I rënduan marrëdhëniet me aleatët tanë;
– Fyen secilin përfaqësues të tyre;
– Krijuan imazh krejtësisht joserioz në botë;
– Shqetësuan pa nevojë qytetarët tanë;
– Shpallën secilin mbrojtës Republike tradhëtar;
Dhe në fund, pasi u izoluan, u tërhoqën të tre – secili pas tjetrit. Tash u kthyen në arsyetimin fillestar, atë që e thonim ne gjithëherë.
Në vend të politikanëve të matur e serioz, Kosova mbetet peng e individëve pa përgjegjësi, humbës kohe e shkaktarë theqafjesh. Pavarësisht bindjeve politike që mund t’i ketë secili, një mbetet e sigurtë, Kosova bëhet normale kur të lirohet nga një klasë politike jokredibile si kjo.
Mirlindi dhe Vesa bëhen prindër për herë të parë, zbulojnë e...
Luani që mbahej si kafshë shtëpiake në Shqipëri strehohet në...
Chivu kërkon trofe, gati për duelin me Bologna-n
Merz do lejojë përdorimin e aseteve ruse të vendosura në Gje...
Spiropali: Ligji i ri për Diasporën, ridimensionon angazhimi...
Kurti merr pjesë në hapjen e ekspozitës `Kujtesa në fotograf...