Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka uruar festën e Fitër Bajramit.
Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, tha se kjo festë duhet të rikujtojë se sakrifica dhe vlerat njerëzore ndaj njëri-tjetrit janë të domosdoshme për shoqëri me zhvillim të begatshëm.
“Në këtë feste të madhe e gëzimi për ju dhe familjet tuaja, pas një muaji të shenjtë agjërimi, shpreh nderimin për të gjithë ata që kanë kaluar këtë muaj nën shenjën e adhurimit të Zotit, njëkohësisht duke sprovuar veten e me lutje ndaj tij, nën shenjën e mirësisë, sakrificës e përulësisë. Festa e Bajramit kurorëzon përpjekjet e të gjithë atyre që besojnë në Krijuesin që pasi kanë përshkuar udhëtimin shpirtëror njëmujor, ia kanë dalë mbanë të jenë bërë më të virtytshëm, më të mëshirshëm dhe më zemërgjerë”.
“Prandaj, në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, me fat Fitër Bajrami. Kjo festë le të na rikujtojë se sakrifica dhe vlerat njerëzore që na bashkojnë dhe na sigurojnë mirëkuptim e kujdes ndaj njëri tjetrit janë vlera të domosdoshme për një shoqëri me zhvillim të begatshëm e me bekim prej Zoti. Qytetarët e Kosovës gjithmonë janë shquar për vlera humane, vëllazërore dhe solidariteti, duke u dëshmuar si shoqëri që respekton njëri tjetrin e ndanë me ata në nevojë – prandaj, le të vazhdojmë t’i mbajmë këto vlera edhe përtej muajit të shenjtë e përtej Festës së Bajramit”, ka shkruar Abdixhiku./arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit