Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, zhvilloi një bashkëbisedim me studentë të Fakultetit Filozofik, ku u diskutua për sfidat politike që ka Kosova, nevojën për reforma në arsim, politikën skandaloze të jashtme si dhe qasjen e vizionin e LDK-së për këto sfida.
Njëra ndër çështjet që kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku e trajtoi me theks të veçantë ishte shkelja e Kushtetutës nga akterët e pushtetit aktual, krijimi i precedentit për mosmarrje të përgjegjësisë, si dhe interpretimi i vendimit të Gjykatës me gjuhë politike nga ana e pushtetit.
“Për më keq, Kushtetuta është shkelë edhe nga ata që është dashur të merren me reformën në arsim, përkatësisht ministrja e Arsimit, ndaj, kjo është e papranueshme. Demokracia na duhet e gjallë dhe funksionale, ndërsa shkelja, analizimi dhe interpretimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga pushteti është përpjekje për defunksionalizim dhe mbytje të demokracisë”, theksoi Abdixhiku.
Në fund, kryetari Abdixhiku u është përgjigjur pyetjeve dhe interesimit të studentëve që kishin të bënin kryesisht me rolin e LDK-së si parti opozitare./arbresh.info/

Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...