Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, së bashku me familjen Zemaj dhe bashkëpunëtorë, kanë bërë homazhe me rastin e 23-vjetorit të vrasjes së Kolonelit Tahir Zemaj, djalit të tij Enis Zemaj dhe Hasan Zemajt, kryetar i Forumit të Rinisë së LDK-së në Deçan.
Me këtë rast, është kujtuar figura dhe kontributi i Kolonel Tahir Zemajt, duke e cilësuar atë si patriot, ushtarak vizionar dhe strateg të luftës, i cili udhëhoqi beteja të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën e Dukagjinit kundër regjimit serb.
“Janari i vitit 2003 mbetet një nga periudhat më të rënda për Kosovën, kur u ekzekutuan Kolonel Tahir Zemaj, djali i tij Enisi dhe Hasan Zemaj. Një krim që edhe sot rëndon ndërgjegjen e shoqërisë sonë”, thuhet në njoftim.
Po ashtu është thënë se Kolonel Tahir Zemaj ishte veprimtar i hershëm i LDK-së dhe bashkëpunëtor i afërt i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, duke mbetur simbol i sakrificës, dinjitetit dhe përkushtimit ndaj shtetit të Kosovës.
Në 23-vjetorin e vrasjes, u theksua gjithashtu se dhimbja dhe padrejtësia mbeten të hapura për familjen Zemaj dhe për LDK-në, pasi autorët e këtij krimi ende nuk janë ndëshkuar.
“Lavdi jetës dhe veprës e Kolonel Tahir Zemajt, Enis Zemajt dhe Hasan Zemajt”, thuhet tutje në njoftim.
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen
Vërshimet në Vushtrri, Idrizi: Situata është nën kontroll, n...
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
SHBA thotë se Trump po diskuton opsione që ta marrë Grenland...
Gjashtë të vdekur dhe qindra fluturime të anuluara, bora shk...