Analisti Lumir Abdixhiku thotë se Asociacioni i Komunave serbe ka të gjitha elementet e një entiteti autonom.
Në rrjetin Facebook, Abdixhiku ka shkruar se Asociacioni kalon Pakon e Ahtisaarit.
Sipas tij, Asociacioni ka qëllime të varësisë së saj, të pengimit të saj, të refuzimit të saj dhe se, siç thotë ai, Republika nuk i ka afruar refuzuesit e saj, ajo veçse i ka fuqizuar ata.
Ja shkrimi i tij i plotë:
Me kompetenca të plota e të pavarura në ekonomi, shëndetësi, edukim, dogana, polici, gjyqësor, buxhet e territor – me shërbyes civil e aspak joqeveritarë, me Kuvend, Kryetar e identitet të veçantë – Asociacioni ka të gjitha elemente e një entiteti autonom.
Asociacioni pra, është, në verzionin më të thjeshtë, një model i autonomisë së gjërë në Kosovë. Së paku është modeluar për të funksionuar si i tillë; dhe kështu ai, padyshim, kalon Pakon e Ahtisaarit. Përputhja me ligjet e Kosovës, sado lajm i mirë, nuk e zbutë shumë këtë fakt. Është përmbajtja dhe qëllimi çfarë ka rëndësi.
E sikur Asociacioni të kishte qëllime të pro-Republikës e pro-pavarësisë, atëherë ndoshta dhe do të bënte kuptim. Por nuk ka. Ka qëllime të varësësisë së saj, të pengimit të saj, të refuzimit të saj – prandaj dhe bën një lajm jo të mirë për vendin. Me Asociacion, Republika nuk i ka afruar refuzuesit e saj, ajo veçse i ka fuqizuar ata.(sic)
“Drejtësi, jo politikë!” – Hamza shpërndan pamje nga përgati...
Shën Valentini mes natyrës: Rama ndan një zemër nga Banjat e...
Rubio thotë se SHBA-ja dhe Evropa janë bashkë
Hovenier: Kosova humbi disa mundësi për 1 vit, anëtarësimi n...
Mbi 1 mijë e 300 biznese u shuan gjatë vitit 2025, dominon m...
“Askush mbi klubin”, Luis Enrique me nervozizëm i vendos vij...