Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku ka mbajtur tubimin e radhës sot në Prishtinë.
Abdixhiku ka përsëritur zotimin e tij për kryeqytetin në vlerë prej 1.5 miliardë euro, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Dega e 3-të në Prishtinë kishte një tubim madhështor!
Të lumtë Alban e ju faleminderit secilit për pritjen e ngrohtë që na bëni në çdo takim në Kryeqytet!
Momentumi i madh qytetar që po na shoqëron jo vetëm në qytete e fshatra, por edhe në çdo lagje gjithandej nëpër Kosovë – tashmë është i pandalshëm!
Në Prishtinë, në bastionin tonë të rikthyer e të pathyeshëm, nuk mund të ishte ndryshe pos zjarrtë!
Lista e LDK-së në këto zgjedhje është më e mira në Kosovë. Është ekipi që do ta udhëheqë Kosovën drejt zhvillimit dhe mundësive të barabarta për të gjithë.
1.5 miliard për kryeqytetin – ky është zotimi ynë, dhe zotimi im personal si Kryeministër në ardhje!
Falemnderit Alban për organizimin e shkëlqyeshëm, dhe suksese kandidatëve tanë nga kjo degë: Alban Zogaj, Doruntinë Maloku, Elmire Nikçi Rexha dhe Sokol Havolli.
Ne besojmë në një të ardhme ambicioze për Prishtinën dhe Kosovën – me një shtet përparimtar që ka një kryeqytet të zhvilluar, modern dhe të denjë për të gjithë. Kjo është Kosova që duam, dhe këtë vizion do ta realizojmë me 9 shkurt, bashkë me çdo qytetar që po na bashkohet./Arbresh.info
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...