Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se shteti i tij do ta mbështes qeverinë e re kosovare.
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, në një intervistë për lajmi.net, ka bërë të ditur se shteti i tij do ta mbështes Qeverinë e re të Kosovës.
Abbott, ka thënë se viti 2020, mund të jetë vit i veçantë për Kosovën dhe se sipas tij, përderisa politikanët marrin besimin e qytetarëve, Britania do t’i mbështes ata.
“Viti 2020 mund të jetë vit i veçantë për Kosovën. Me një qeveri të re, do ketë edhe ndryshme, si dhe, për sa kohë që ata marrin besimin e një shumice të qytetarëve të Kosovës, ne do t’i mbështesim ata”, ka thënë Abbott.
Intervistën e plotë me ambasadorin britanik, Nicholas Abbott, do ta lexoni në ditët në vazhdim.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...