Ambasadori në largim i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott është takuar me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Me anë të një postimi në Facebook, Abbott bëri të ditur se me Konjufcën kanë diskutuar edhe për rregulloren e BQK-së, shkruan Arbresh.info.
Në këtë takim, ai ia bëri të qartë kryeparlamentarit Konjufca se çështja për dinarin nuk duhet të merret vetëm në aspektin e sovranitetit.
“Si zakonisht, thirrja ime lamtumire me kryeparlamentarin Glauk Konjufca ishte një diskutim i hapur dhe plot humor. Ndër temat e tjera diskutuam rregulloren e BQK-së dhe qëndrimin tim se kjo është një çështje që duhet të merret parasysh në aspektin e qeverisjes së mirë dhe marrëdhënieve me komunitetin dhe jo vetëm në aspektin e sovranitetit. çështja për dinarin nuk duhet të merret vetëm në aspektin e sovranitetit.Jam i kënaqur që marrëdhëniet mes dy parlamenteve tona mbeten shumë të forta”, ka shkruar Abbott./Arbresh.info/
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...