Amasadori i Britanisë në Kosovë, Nicholas Abbott ka inkurajuar Qeverinë e vendit për të forcuar më shumë kapacitetin e institucioneve të drejtësisë për të quar përpara proceset e gjykimit për krime lufte në Kosovë.
Ai gjatë pjesëmarrjes në konferencën për “Gjykimet e krimeve të luftës, Përparim i ngadaltë” tha se Britania e Madhe është e përkushtuar që ta mbështes Kosovën në këtë drejtim.
“Unë inkurajova Qeverinë për të forcuar më tej kapacitetin e institucioneve të drejtësisë për të trajtuar dhe procesuar gjykimet dhe për të dhënë drejtësi për të mbijetuarit dhe familjet e viktimave. MB është e përkushtuar të mbështesë institucionet dhe organizatat e shoqërisë civile për të adresuar këto çështje të ndjeshme dhe të rëndësishme”, tha ai në një postim në Facebook.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...