Ambasadori në largim i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott ka mabjtur takim lamtumirës me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.
Lidhur me rregulloren e BQK-së, Abbott tha se duhet të ketë një periudhë tranzicioni për çështjen e dinarit, shkruan Arbresh.info.
“Sot pasdite mbajta takimin tim lamtumirës me Zv.KM Besnik Bislimi. Ne diskutuam ngjarjet e fundit, duke përfshirë pikëpamjen e Mbretërisë së Bashkuar se zbatimi i rregullores së re të BQK-së për operacionet me para të gatshme kërkon një periudhë tranzicioni për të mundësuar një fushatë të plotë informuese dhe për të mos lejuar asnjë ndërprerje në ofrimin e shërbimeve thelbësore.”, ka shrkuar Abbott.
Ndër të tjera në takim, dyshja diskutoi edhe për bashkëpunimin mes të dyja vendeve për forcimin e administratës tatimore dhe doganave të Kosovës.
“Gjithashtu folëm për bashkëpunimin e suksesshëm mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës për forcimin e administratës tatimore dhe doganave të Kosovës, si dhe duke reflektuar mbi Dialogun e lehtësuar nga BE-ja me Serbinë.”, tha mes të tjerash ambasadori britanik./Arbresh.info/
Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord
Parashikimi i motit për nesër
Tirana në tym: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë gjatë p...
Alaudin Hamiti reagon për sulmin fizik ndaj tij
Qeveria britanike shqyrton heqjen e vëllait të Charles III n...
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë