Deputeti i zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka thënë se “koalicioni LVV-LDK dhe qeveria Kurti është urgjencë e domosdoshmëri për të përfunduar epokën e hipokrizisë institucionale”.
Abazi, përmes një postimi në Facebook, ka akuzuar presidentin e vendit, Hashim Thaçi, se është përkulur para memorialit të serbëve të vrarë menjëherë pas luftës. në Grackë të Lipjanit, ku shkruan se ‘të vrarët janë viktima të terroristëve shqiptarë’.
“Kur e lejon Vuçicin të shpallë Millosheviqin hero në mes të Drenicës dhe përkulesh para pllakave të Grackës ku kanë shkruar për terrorin shqiptar, krijon hapësirën për mohimin e gjenocidit dhe masakrave që shteti serb ka kryer në Kosovë”, ka shkruar Abazi.
Andaj, sipas tij, “koalicioni LVV-LDK dhe qeveria Kurti është urgjencë e domosdoshmëri për të përfunduar epokën e hipokrizisë institucionale”.
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...