Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës në qeverinë Kurti, Haki Abazi e quan qeverinë aktuale në krye me Avdullah Hotin, qeveri ilegale dhe të presidentit Hashim Thaçi.
Abazi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kjo qeveri e hoqi reciprocitetin me Serbinë dhe po flet për ndarje e marrëveshje, e në anën tjetër derdh verë mbi Lëvizjen Vetëvendosje, kreun e saj, Albin Kruti dhe nënkryetaren e LDK-,së Vjosa Osmani.
“Përderisa qeveria ilegale Thaçi ka hyrë me Listën Serbe në koalicion të nënshkruar dhe Serbia do të votojë kriminelët Sheshelin dhe Kapetan Draganin në parlamentin e Serbisë, këtu hiqet reciprociteti, flasin për ndarjen e marrëveshje, e këtu derdhin vrerë mbi LVV, Kurtin e Osmanin, dhe të gjithë të përzgjedhurit legjitim të 6 tetorit”, ka shkruar Abazi./arbresh.info
Postimi i plotë:
Përderisa qeveria ilegale Thaçi ka hyrë me Listën Serbe në koalicion të nënshkruar dhe Serbia do të votojë kriminelët Sheshelin dhe Kapetan Draganin në parlamentin e Serbisë, këtu hiqet reciprociteti, flasin për ndarjen e marrëveshje, e këtu derdhin vrerë mbi LVV, Kurtin e Osmanin, dhe të gjithë të përzgjedhurit legjitim të 6 tetorit.
Pa historinë nuk e kuptojmë të tanishmën dhe as nuk mund ta ndërtojmë të ardhmen. Por Kosova ka LVV dhe ka popullin që do ta mbajë dhe do ta shpëtojë nga këta mjeranë që paturpshëm paguhen nga taksat e qytetarëve, ndërsa flasin me servilitet dhe nënshtrim duke fyer dinjitetin e çdo votuesi.
Me urrejtje e propagandë duan të mbulojnë turpin e shëmbjes së rendit demokratik e kushtetues duke u bërë pjesë e qeverisë Thaçit dhe duke siguruar përfitimet financiare të tyre në kurriz të fukarenjëve.
Në jemi shumë, në jemi me popullin e populli është me Kosovën, në të gjithë jemi Kosova, dhe askush nuk mund ta ndalë ndryshimin e filluar me 6 tetor, e me 12 qershor do të festojmë ndryshimin!
Safet Kamberi zgjedhet Kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrov...
Barça fiton Superkupën e Spanjës pasi mposhti Realin në fina...
“Hyri vetëm për ta poshtëruar”, vjen reagimi nga llogaria e ...
MEPJ e Shqipërisë këshillon shqiptarët në Iran të kenë kujde...
Përshkallëzohen protesta në Iran – Qindra të vrarë, internet...
Raphinha ndëshkon përsëri Real Madridin