Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në foltoren e Kuvendit ku po mbahet debati parlamentarë për politikë të jashtme, tha se në listën e zezë të amerikanëve janë anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës, shkruan arbresh.info.
Po ashtu Abazi tha se opozita po i frynë zjarrit për prishjen e raporteve me SHBA-në, dhe Bashkimin Evropian.
Nuk e kuptoj cila është logjika që Kosova të ketë marrëdhënie të këqija me SHBA-të dhe Bashkimin Evropian. Në fund në listën e zezë të amerikanëve nuk janë anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje janë njerëz të cilët krimin e korrupsionin e kanë pasur formë dhe instrument të politikës së jashtme, njerëz që e kanë shty Kosovën drejt ndarjes janë anëtarë të PDK-së, ju i dini, do të thotë mos i fryni armiqësisë me SHBA-të se nuk i hynë punë Kosovës”, tha Abazi./arbresh.info/
Ivan Perisic afër rikthimit në Itali, Interit i duhet ‘ndihm...
Policia shqiptare dhe ajo portugeze bashkëpunim të ri në luf...
Elezi: Do të vlejë rezultati i rinumërimit dhe jo i Qendrave...
Osmani takon presidentin e Singaporit, i kërkon heqjen e viz...
Ushtarët danezë urdhërohen të jenë në gatishmëri në rast sul...
Mbi 68 mijë vota të falsifikuara në Prizren, kryeprokurori K...