Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka zyrtarizuar sot kandidaturat për komunat e Lipjanit dhe Shtimes në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në vjeshtë.
Sipas njoftimit, në Komunën e Lipjanit, AAK do të garojë me z. Bashkim Budakovën, një profesionist me përvojë të gjatë në arsim dhe përfaqësues i dëshmuar i qytetarëve në Kuvendin Komunal. Haradinaj e ka cilësuar Budakovën si një njeri me integritet të lartë, i afërt me komunitetin dhe i palëkundur në mbrojtjen e interesit publik.
Ndërkaq në Komunën e Shtimes, kandidati i Aleancës do të jetë z. Ramë Bislimi, i përshkruar nga Haradinaj si një figurë e respektuar nga qytetarët, i njohur për maturi, ndershmëri dhe lidership të natyrshëm.
Me këto dy kandidatura serioze, Aleanca përmbyll nominimet në komuna./Arbresh.info
Maqedonci, nderohet nga Ushtria e SHBA-ve
PDK: Tendenca për rishkrimin e historisë në shkollat tona, e...
Seanca e Kuvendit të Zubin Potokut mbahet sot, në rend dite ...
Aksident në Kukës, vetura përplas 49-vjeçaren
Zelensky thotë se data ose vendi i raundit të ardhshëm të bi...
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës