Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) nuk ka ndryshuar qëndrimin e saj për demarkacionin e kufirit të Kosovës më Malin e Zi.
Deputeti i kësaj partie, Bali Muharremaj ka thënë se AAK do ta kundërshtojë miratimin e demarkacionit në gjendjen e tanishme dhe se për një gjë të tillë, sipas tij koalicioni qeveritar nuk i ka votat.
“Me i pas votat do të kishte kaluar më 1 shtator. Por besoj që edhe më 1 shtator nuk i ka pas votat. Por edhe nëse janë mbas një jave ose mbas disa dite, unë besoj që nuk i ka votat për arsye që janë vetëdijesuar edhe qytetarët e Republikës së Kosovës me një përkrahje shumë të madhe që kanë për opozitës edhe deputetët e partive që janë në pushtet, PDK – LDK, që i falënderojmë, e kanë pa në fund që kjo nuk është e mirë për qytetarët e Republikës së Kosovës, për arsye që humb Kosova 8-mijë hektarë. Nuk jemi të interesuar që të japim tokë për liberalizim të vizave”, tha Muharremaj në një interviste për RTK.
Ndryshe, partitë opozitare Vetëvendosje, AAK dhe Nisma, e kanë kundërshtuar çdoherë demarkacionin e kufirit, edhe pse një gjë e tillë është vënë si kusht për liberalizimin e vizave, njofton KosovaPress.
U tha se Italia do ta zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës – ...
Tërmeti me magnitudë 5.7 godet Greqinë
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më li...
Nisin homazhet në nderim të akademikut Rexhep Qosja
Haxhiu bën homazhe dhe shkruan në Librin e Zisë për Rexhep Q...
Rama për Politico: SHBA-të mund të sulmojnë Iranin nga Shqip...