Gazmend Abrashi nga AAK në seancën ku po diskutohet projektligji për vitin 2021 tha se ekonomia e Kosovës ka shënuar rënie gjatë këtij viti, si rrjedhojë e situatës së kufizimeve të këtij viti.
Abrashi ka kthyer në diskutim një propozim të vjetër të AAK-së për ndarje një shume nga 100 euro për secilin qytetar të Kosovës.
Këtë propozim AAK e kishte bërë sa ka qenë në opozitë gjatë qeverisë Kurti, por nuk e ka përmendur që nga koha kur u bë pjesë e qeverisë Hoti.
“Ndarja e këtyre 100 eurove do jetë ndihmë për qytetarët, kjo duhet të fillojë qysh nga viti 2021, ndarja të bëhet përmes komunave bazuar në numrin e anëtarëve të familjes,” tha Abrashi.Tutje Abrashi shfletoi edhe një analizë në gjendjes ekonomike në Kosovë si shkak i masave të pandemisë.
“Duke pasur parasysh se ekonomia e Kosovës është e varur edhe nga rrjedhat e ekonomisë evropiane, si shkak i masave kufizuese sociale, gjatë këtij viti ka shënuar rënie në import dhe eksport.
Në bazë të vlerësimeve të FMN-së, ekonomia e Kosovë në vitin 2020 do shënojë rënie deri në 6 për qind, kurse sipas bankës botërore deri në 8.8%Ekonomia e Kosovës për vitin 2021 pritet të rritet më një normë reale rreth 5.2 %,” shtoi tutje Abrashi.
SHBA-ja do të vazhdojë ta mbështesë FSK-në me pajisje ushtar...
Armë, municion e uniforma në një shtëpi të pabanuar në Lepos...
Kurti me bashkëpartiakë bëjnë homazhe te varri i Arben Xhela...
Me urdhërarrest nga Shqipëria, arrestohet 30-vjeçari në Gjak...
Prokuroria nis hetimet për manipulime me vota në Suharekë
Presidentja thërret për nesër seancën konstituive të Kuvendi...