Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kritikuar qasjen e institucioneve ndaj arsimit në Kosovë, duke thënë se ky sektor edhe këtë vit po ballafaqohet me problemet e njëjta. Përfaqësues të AAK-së, kërkuan themelimin e forumit arsimor gjithëpërfshirës të institucioneve dhe organizatave të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare për të garantuar një sistem arsimor efektiv.
Udhëheqësi i departamentit të arsimit në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Salih Jonuzaj tha se mos përfshirja e grupeve të margjinalizuara në arsimin e detyruar ka arritur shifrën 95%, e që sipas tij kjo do të ketë impakt të drejtpërdrejtë në rritjen e shkallës së analfabetizmit.
Fusha e vlerësimit ende po mbetët pika më e dobët e arsimit në Kosovë.
Jonuzaj thotë se duhet të krijohet një forum arsimor gjithëpërfshirës të institucioneve dhe organizatave vendore dhe ndërkombëtare, për të siguruar se Kosova do të marrë vendime të qëlluara politike me të cilën do garantohet një sistem arsimor efektiv.
Ai thotë se kriza në mes të Senatit dhe Rektoratit në universitetin më të madh publik të vendit, Universitetin “Hasan Prishtina”, veç se është thelluar.
Kurse, komunikimin mes rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Ramadan Zejnullahudhe ministrit të Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami e ka kritikuar Jonuzaj, duke thënë se ky është një gjest jo i mirë. Ai tha se ata duhet të ulen dhe të diskutojnë për problemet e UP-së, e jo të merren me letra të hapura.
Profesori Muhamet Malaj, tha se politika në UP- duhet të qëndroj jashtë dhe se UP duhet të reflektojë e të jetë akademike dhe jo të jetë partiake./Sh.Ahmeti
Ngjarje e rëndë në Shqipëri, vdes 65-vjeçarja pasi u sulmua ...
“Hendeku është i pakapërcyeshëm”, dështojnë bisedimet mes Ir...
Real Madridi i rikthehet në garë për Konaten, por ka një pro...
Rizvanolli kërkon të ndalen keqinterpretimet dhe keqinformat...
Pse gratë janë më skeptike ndaj inteligjencës artificiale se...
Çmimi i arit rikthehet mbi 5000 dollarë