Sekretari Ekzekutiv i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Valon Tolaj ka thënë se rezultati i zgjedhjeve në Komunën e Istogut është manipuluar.
Ai ka akuzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) se i ka dhënë fitoren kandidatit të LDK-së, Haki Rugova, në raundin e tretë të zgjedhjeve në këtë komunë.
Për këtë, Tolaj ka ofruar fakte, teksa ka publikuar një fletëvotim që i është numëruar LDK-së, edhe pse votimi ka qenë jo i rregullt, sipas Tolajt. Ai ka thënë se tri qendra të vendvotimeve në Komunën e Istogut duhet të shkojnë sërisht në rivotim.
“Qendrat e votimit ne Llukafc, Cerkolez dhe ne Istog (qytet) duhet te shkojne ne rivotim. Qendrat tjera te votimit duhet te rinumerohen. Vetem kjo siguron te verteten dhe nxjerr ne shesh manipulimet2, ak thënë sekretari i AAK-së.
“Ne foto shihet modeli i manipulimit. Ky fletevotim i eshte dhene nje votueseje ne shkollen Haxhi Zeka. Fletevotimi ka qene me shenje. Votuesja e ka refuzuar dhe e ka bere publik. I njejti fletevotim gjendet ne QNR”.

Ylber Ramadani në formacionin e javës në Serie A nga SofaSco...
OKB: Shpenzimet e SHBA-së për luftën “e pamatur” në Iran mun...
Komisioni për Legjislacion miraton projektligjin për “çmimet...
Deklaratat e Trump, Irani paralajmëron përgjigje vendimtare ...
Provimi i Jurisprudencës, reagon kryetari i Gjykatës Supreme...
Beatrix Ramosaj “çmend” me format trupore