Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj në një konferencë për media ka thënë se AAK është pro tërheqjes së Trustit por të analizohet shuma dhe rikthimi i tyre, shkruan arbresh.info.
“Po e kemi analizu edhe këtë veprim pra me kujdes dhe e përkrahim tërheqjen të Trustit por që duhet të bëhet një analizë e kujdeseshme, por ashtu jemi të mendimit që duhet të ketë një projekt se i duhet të kthehen nga Qeveria pra, a do të faturohet kjo vetëm në koston e qytetarit, pra nëse qytetari i tërheqë këto para i hargjon parat e veta që do ti mungojnë, pra jemi të interesuar që të gjendet formula e rikthimit në fond nga buxheti nga Qeveria”, tha Haradinaj.
Kreu i AAK-së përmendi inflacionin dhe rritjen e çmimeve, ndërsa përmendi disa propozime për Qeverinë në lidhje me masat që duhet të ndërmerren.
“Ne i propozojmë Qeverisë që të parasheh disa instrumente me të cilat do të ndërhyjë në krizën financiare në vend. Ekziston mundësia dhe është reale heqja e TVSH-së për artikujt bazë ushqimorë për 3 muaj dhe për t’u rivlerësuar”, tha ai.
Po ashtu, Haradinaj tha se edhe çështja e akcizës për naftën duhet të vlerësohet nga Ekzekutivi, pasi tha se ajo ndikon në rritjen e çmimit të naftës dhe të produkteve tjera./arbresh.info/
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Festat festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë ...
Bahamas njohu Kosovën, Serbia i kërkon ta rishqyrtojnë vendi...
Kurti premton investim në Trepçë bashkë me një korporatë ndë...
TikTok më i sigurt, por jo më i njëjti? Pasojat e marrëveshj...
BE-ja miraton huanë prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën, pa...