Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se kandidati i kësaj partie për kryetar të Komunës së Pejës në zgjedhjet lokale do të jetë Arbër Tolaj.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në Facebook, ku Haradinaj ka thënë se Tolaj është zgjedhur edhe kryetar i Degës së Aleancës në Pejë, pas dorëheqjes së kryetarit të deritanishëm, Arbër Grabovcit, shkruan lajmi.net.
Deri më tani, AAK-ja ka bërë të ditur edhe kandidatin për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinajn, i cili ka dorëzuar mandatin e tij të deputetit.
Njoftimi i plotë:
Sot kisha nderin të jem bashkë me udhëheqësit e degës së Aleancës në Pejë, në një takim pune.
Strukturat e Aleancës, me respektin më të madh për kryetarin e deritashëm z. Arbër Grabovci vlerësuan kontributin e tij të deritashëm, e gjithashtu respektuan edhe vendimin e tij për dorëheqje.
Gjithashtu, nën udhëheqjen e u.d. të kryetarit z. Feim Ademaj, u mbajt edhe mbledhja e Këshillit Drejtues të degës, ku me votë unanime, me një unitet e dakordim të të gjitha gjeneratave të Aleancës, aktivistëve të rinj e të vjetër, Dr. Arbër Tolaj u zgjodh kryetar i Degës së Aleancës në Pejë, si dhe kandidat për kryetar të Komunës së Pejës.
Dr. Arbër Tolaj i lindur e i rritur në Pejë, me karrierë të suksesshme në sektorin e shëndetësisë, ka qenë deputet i Aleancës dhe anëtar në Kryesinë qendrore të saj.
Emërimi i tij, me një unitet të paparë më herët në radhët e strukturave, të cilat u besatuan në përkrahje të parezervë ndaj tij, kthen shpresën se Peja do të ketë një udhëheqje që e meriton.
Urime Aleancë! Urime Pejë!
Haaland i pandalshëm: Dy gola, rekord historik dhe fitore e ...
Dyshohet se vrau foshnjën, arrestohet 20-vjeçarja në Tiranë
Britania shkurton fondet kundër ndikimit rus në Ballkanin Pe...
Trump paralajmëron vizitë në Florida, zbardh temat që do dis...
Rrokulliset vetura në Austri që po e drejtonte gruaja nga Ko...
Vuçiq: Jemi një hap më afër zgjidhjes së problemeve me energ...