Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa përmes një postimi në Facebook ka shprehur kënaqësinë, që siç ka thënë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po interesohet për Raportin e Komisionit të Ekspertëve për Matjen e Territorit të Kosovës.
Mustafa ka ftuar edhe Lëvizjen Vetëvendosje dhe Nismën, që ta bëjnë të njëjtën gjë.
Postimi i plotë i Mustafës:
Më vjen shumë mirë që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po interesohet për Raportin e Komisionit të Ekspertëve për Matjen e Territorit të Kosovës. Siç e dini, këtë raport e ka aprovuar Qeveria të premten e kaluar, më dt. 3 mars 2017. Si kryeministër dje (më 6 mars) e kam nënshkruar Vendimin për aprovimin e Raportit dhe ditën e djeshme është dashur që ky dokument të pasqyrohet në Ëeb-faqen e Qeverisë, të fillojnë përgatitjet që t’i përcillet Kuvendit dhe Presidentit të vendit. Pres që AAK, pasi ta lexoj këtë Raport, do të bindet (edhe pse e di) se Kosova nuk e humb asnjë metër territor, prandaj edhe do ta votojë Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Shënjimin e Vijës Kufitare me Malin e Zi. Të njëjtën gjë mendoj se do ta bëjë edhe Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën. Votohet për kufijtë ndërkombëtar të shtetit tonë. IM
Spitali i Pejës për vdekjen e punëtorit nga Strellci i Deçan...
Haxhiu: Kujtimi për Selver Haradinajn mbetet i përhershëm
Ministria e Shëndetësisë: Sulmet në Liban vranë 89 persona d...
Ambasada amerikane: Policia e Shtetit po pajiset me dronët m...
Kur pritet ulja e çmimit të naftës në Kosovë?
Hapet autoudha Prizren–Prishtinë