Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mbajti sot tubimin përmbyllës të fushatës elektorale, ku kryetari i partisë, Ramush Haradinaj, prezantoi prioritetet e programit ekonomik dhe politik të partisë.
Haradinaj premtoi dyfishim të pagave, pensioneve dhe shtesave për qytetarët, duke theksuar nevojën për përballimin e rritjes së çmimeve në energji dhe shërbime.
Ai akuzoi atë që e quajti “mafi energjetike” për ndikimin në ekonominë vendore dhe rritjen e çmimeve.
Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO, duke e cilësuar si hap kyç për stabilitetin, sigurinë dhe tërheqjen e investimeve. Haradinaj shtoi se ndryshimi i qasjes politike dhe ekonomike është i nevojshëm për uljen e çmimeve dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve./Arbresh.info
Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut bëhet me pasaportë shqiptare
Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës
Vendimi i Komerciales, Oda Ekonomike thirrje që të mos polit...
MPB: Sistemi i hyrje-daljeve të BE-së me zbatim të plotë në ...
Kuvendi njofton për seancë të jashtëzakonshme nga ora 17:00
Arlinda Muqa zgjedhet anëtare joprokurore e Këshillit Prokur...