Lëvizja Vetëvendosja sot edhe zyrtarisht ka shpallur 1 shtatorin ditën kur do të mbahen protesta në sheshet e Prishtinës. Marrëveshja e demarkacioni me Malin e Zi, që pritet të votohet në Kuvend pikërisht në këtë ditë, pritet të ketë edhe njerëz në rrugët e kryeqytetit. Vetëvendosja këtë protestë ka paralajmëruar si mundësi për të ndaluar votimin.
Subjekti tjetër opozitar, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk kanë marrë ndonjë ftes për t’iu bashkangjitur kësaj proteste. Megjithatë, edhe po t’iu bëhet një e tillë, ata nuk do të merrnin pjesë.
Anëtari i kryesisë nga kjo parti, Muharrem Nitaj ka thënë për “Indeksonline” se nuk kanë qenë pjesë e konsultave rreth kësaj proteste he nuk do të jenë pjesë e organizimit që pritet të mbahet me 1 shtator.
“Ne nuk kemi qene pjese e konsultave dhe nuk jemi po ashtu as pjese e organizimit”, ka thënë ai, duke shtuat se “Vetëvendosja” është organizate autonome politike dhe është krejt normale të thërrasë protesta, kur ajo i vlerëson.
Ndërsa nuk ka lënë pa theksuar se AAK nuk do të jetë pjesë e kundërshtimit të protestave qytetare e politike.
“Ajo qe mund te them unë është se ne nuk do të jemi pjesë e kundërshtimit të protestave qytetare e politike dhe nuk do pengojmë njeri qe t’i bashkohen asaj, nëse ata vlerësojnë”, ka shtuar Nitaj duke përfunduar se nuk do të jenë pjesë e organizimit të kësaj proteste.
“Ne nuk do të jemi pjese e organizimit të kësaj proteste dhe as e logjistikës se saj”, ka përfunduar Nitaj.
“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndë...
Konjufca: Mërgata në Amerikë nyja që lidh Kosovën me SHBA-në
Llapi me reagim zyrtar, ankohet në referim pas humbjes nga D...
Pacolli: Do të shkoj në Arbitrazh ndërkombëtar për Aeroporti...
Peter Magyar: I bëj thirrje popullit serb të marrë forcë nga...
Shefi i Hezbollahut refuzon bisedimet e planifikuara Izrael-...