Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga kryeministri i vendit Albin Kurti.
Deputeti nga rradhët e AAK-së, Pal Lekaj, ka konfirmuar për portalin arbresh.info se AAK do të jetë prezente nesër në Kuvendin e Kosovës.
“Po, do të marrin pjesë”, ka deklaruar Pal Lekaj, ndërsa ka shtuar se “AAK është kundër referendumit dhe për këtë jemi deklaruar edhe sot”.
“Është e rëndësishme të diskutohet në Kuvendin e Kosovës për situatën që është duke ndodhur. Besoj se deputetët do të thonë fjalën e fundit”, tha Lekaj.
Në anën tjetër, PDK përmes një konference për media ka konfirmuar se nuk do të marrë pjesë në seansën e nesërme./arbresh.info/
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri rrit fondet pas protestës ...
NASA publikon fotografi nga Artemis II: Përshëndetje, Hënë!
Shtëpia e Bardhë mohon planet për sulm bërthamor ndaj Iranit
Mbi 1,000 ankesa të pranuara nga AIP gjatë vitit 2025
Çështja e presidentit, PDK: S’pranojmë takime me Kurtin pa f...
Ndryshohet aktakuza ndaj Manxhukës, Azemit dhe të tjerëve