Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dega në Kamenicë ka vendosur që të mbështesë në balotazhin e këtij muaji, kandidatin e VV-së për kryetar të kësaj komune Qendron Kastrati.
Lajmin e bëri publik nëpërmjet Facebookut, Faton Jakupi, i cili në zgjedhjet e 22 tetorit garoi për të parin e komunës nga radhët e AAK-së.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës -dega Dardanë, me shumicë votash mori #Vendim që në garën e balotazhit për zgjedhjet e 19 nëntorit ta përkrahë kandidatin e VV Qendron Kastrati. Njoftoj të gjithë antarësinë e AAK-së se nga sot vazhdojmë ta bëjmë rrugën së bashku me Vetëvendosjen!”, ka shkruar ai në Facebook.
Më 19 nëntor në balotazh do të përballen Qëndron Kastrati i cili në tetor mori 33.3 për qind të votave dhe Shaip Surdulli i LDK-së që arriti të marrë 28.8 për qind të votave.
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania