AAK mbështet protestën e qumështarëve

16:22 | 14 Korrik 2015
M. A.

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) morën sot pjesë në protestën në mbështetje të prodhimeve vendore, organizuar nga Shoqatat e qumështarëve të Kosovës, njoftoi kjo parti përmes një komunikate.

Deputetët e AAK-së i mbështetën edhe sot, ashtu si në vazhdimësi, protestat e drejta të qumështarëve të vendit, me kërkesën për shpëtimin nga falimentimi të këtij sektori shumë të rëndësishëm ekonomik të vendit.

AAK fton sërish Qeverinë e Kosovës që të reflektojë me politikat e saj në këto kërkesa dhe shqetësime të industrisë së qumështit, që të shpëtojë nga falimentimi sektorin në të cilin u investuan 500 milionë euro dhe në të cilin janë gjeneruar mbi 40 mijë vende të punës.

Shpërndaje në rrjete sociale