Këshilli i Departamentit të AAK-së vlerësoi se mungesa e qeverisjes në Kosovë po shkakton vazhdimësinë e gjendjes së keqe në vend.
Nën kryesimin e Ramush Haradinaj, Këshilli i Departamenteve theksoi mungesën e politikave zhvillimore në secilin sektor të Qeverisë së Kosovës, duke u përqendruar në vazhdimin e improvizimeve qeverisëse.
Përmes një komunikate për media, AAK thotë se Këshilli i Departamenteve i kësaj partie vlerësoi se Qeveria po improvizon në çështjet që lidhen me plotësimin e Kontratës Kolektive, duke bërë të pasaktë përmbushjen e Kontratës sa i përket 0.5 përqindëshit në paga.
“Mungesa e sigurisë juridike po vazhdon të ndikojë negativisht në ekonominë e Kosovës, derisa kualiteti i drejtësisë është domosdoshmëri për fillimin e zhvillimeve pozitive në vend”, thuhet në njoftimin e partisë.
Sipas AAK-së, Qeveria nuk ka kurrfarë politikash institucionale për luftimin e dukurive negative të ndërlidhura me aferat korruptive dhe llojet e ndryshme të krimit.
“Sistemi shëndetësor është vazhdimësi e gjendjes së keqe, duke mos dhënë asnjë element dëshmie për ndryshimin e kësaj gjendje”, thuhet në kumtesë.
Politikat bujqësore janë qartësisht jo-produktive dhe subvencionet duhet të orientohen kah produktiviteti, thotë AAK, derisa ka bindjen se gjendja në arsimin në Kosovë është një prej pikave më të dobëta të qeverisjes.
“Politikat qeveritare në raport me mërgatën e Kosovës janë vazhdimësi e projekteve të dështuara të qeverisë së kaluar”.
AAK thotë gjithashtu se nuk vërehet asnjë masë efektive qeveritare për zhvillimin ekonomik, përkundrazi politikat qeveritare vazhdojnë të jenë në shpenzimet buxhetore.
“Gjendja në sektorin e energjetikës ka mbetur e njëjtë sikurse ajo në vitin 2007, duke mos u zhvilluar asnjë hap më tutje”.
Ambasada e ShBA-së: Synojmë të punojmë me qeverinë e re për ...
Rama në Bruksel, takohet me Përfaqësuesen e Lartë për Politi...
Kështu po duket ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër
Murati: Me qeverinë Kurti rriten edhe shtesat për nënat leho...
Tragjike në Vjenë/ Torturohet për orë të tëra dhe digjet në ...
Von der Leyen: Evropa duhet të jetë përgjegjëse për sigurinë...