Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë (AAK) ka nisur procesin që ta dërgoj në Gjykatë Kushtetuese Ligjin për Qeverinë, i cili ishte miratuar në Kuvendin e Kosovës në tetor të vitit të kaluar.
Shefi i grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se procesi i ka dy afate. Sipas Tahiri afati i parë me 10 nënshkrime ka kaluar, dhe tash është afati i dytë me 30 nënshkrime.
“Nuk është e drejta e zëvendësministrit me nënshkru. Zv.ministri nuk votohet në Kuvend, rrjedhimisht nuk ka asnjë përgjithësi me nënshkru kontrata. Janë dy afate. Afati i parë ka qenë me 10 nënshkrime i cili është tejkalu, tash duhet me 30 nënshkrime e gjithë opozita të nënshkruajë”, ka thënë Tahiri për Klan Kosovën.
Këtë gjë, AAK, gjegjësisht Tahiri e kishte paralajmëruar muaj më parë. Në paraqitjen në Kuvend, ai kishte thënë se ky Ligj do të dërgohet në Kushtetuese.
Inhalim nga kosherja e bletëve- mrekullia e mjekësisë altern...
Tre ushtarë izraelitë të vrarë afër kufirit me Egjiptin
Simeone: Liga e Kampionëve është qëllimi ynë
BE-ja: Zgjedhjet e reja në veri të mbahen sa më shpejt – dës...
Arrestohen dy persona në Pejë, dyshohen për vjedhje
Luizi dhe Kejvina i japin njëri tjetrit nga një unfollow