Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), i udhëhequr nga kryetarja e grupit, Donika Kadaj-Bujupi, ka nisur sot agjendën e vizitës nëpër komuna të Kosovës, ku temë qendrore është ngritja e prioriteteve të qytetarëve të vendit para rishqyrtimit të buxhetit nga Kuvendi i Kosovës, njoftoi AAK.
Kadaj-Bujupi dhe deputetët e Aleancës kanë vizituar në këtë kuadër komunat e Obiliqit, Lypjanit dhe Shtimjes.
Në Komunën e Obiliqit ata janë pritur nga kryetari i Komunës, Xhafer Gashi, nga drejtorët komunalë dhe asamblistët e AAK të Obiliqit, ndërsa në Komunën e Lypjanit janë takuar me nënkryetarin e Komunës, Fitim Selimi, drejtorët komunalë dhe asamblistë të shumtë.
Temë në këto takime ka qenë mundësia e bashkëpunimit në nivelin lokal dhe atë qendror, investimet nëpër sektorë të ndryshëm, rishikimi i buxhetit nga Kuvendi i Kosovës dhe investimet e parapara për projekte konkrete nëpër komuna.
Është diskutuara edhe për angazhimin e deputetëve të AAK-së nëpër komisionet përkatëse, për t’i shtyrë përpara projektet e rëndësishme që shkojnë në favor të përmirësimit të jetës së qytetarëve të vendit.
Një nga konkludimet gjatë takimeve ka qenë se buxheti i Republikës se Kosovës, si instrument kryesor i aksionit ekonomik të Qeverisë, nuk duhet trajtuar si pronë që i takon qeverisë dhe nuk duhet të shpërndahet bazuar në agjendat dhe prioritetet e pushtetit, por sipas interesit të qytetarit dhe kriterit të kthimit të taksave tek qytetarët, sipas kontributit dhe nevojës, thuhet në komunikatën e AAK-së.
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim