Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është deklaruar për takimin mes liderit të saj, Ramush Haradinaj dhe atij të LDK-së Isa Mustafës.
Në njoftimin e AAK-së thuhet se takimi u thirr nga Kurti ndërsa u diskutua për gjetjen e rrugës për të dalë nga kriza institucionale, shkruan arbresh.info.
Aty thuhet se të dy kryetarët u dakorduan që shtetit u duhet Qeveri e re për të siguruar përmbushjen e detyrave shtetërore.
“Sot, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me ftesë të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën, kanë zhvilluar një takim pune për të diskutuar gjetjen e rrugës për të dalë nga kriza institucionale.
Gjatë takimit është konstatuar se Kosova si demokraci e konsoliduar dhe Republikë parlamentare, brenda rregullave kushtetuese duhet të gjej zgjidhje, për të mos lejuar vakuum institucional.
Gjithashtu, kryetari i AAK-së, z. Haradinaj, dhe ai i LDK-së, z. Mustafa, u pajtuan se pas shkarkimit të Qeverisë, me mbi 2/3 e votave të deputetëve të Kuvendit, shtetit i duhet Qeveri e re për të siguruar përmbushjen e detyrave shtetërore”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Bien çmimet e derivateve në Shqipëri
Çfarë çoi në ‘përplasjen’ midis kancelarit të Gjermanisë dhe...
Haxhiu bën homazhe në Bukosh dhe te shtatorja e heroit Besim...
Moti sot me diell, temperaturat arrijnë në 17 gradë
Barcelona fiton në fund ndaj Osasuna dhe forcon kreun në LaL...
Grenell reagon pas vendimit të Trump për reduktim të trupave...