Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës sot ka arritur marrëveshje për koalicion parazgjedhor edhe me një parti tjetër.
Bëhet fjalë për Ballin Kombëtar Demokrat. Lajmi është bërë i ditur në një njoftim të lëshuar për media.
Njoftimi i plotë:
Të dashur ballistë
Sot, më datë 16.05.2017, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Organizata Balli Kombëtar Demokrat, arritën marrëveshje për koalicionin parazgjedhor për të garuar në zgjedhjet e 11 Qershorit.
Të dashur qytetarë dhe përkahës e anëtar të Ballit Kombëtar Demokrat, duke u bazuar në forcimin e kohezionit të një koalicioni politik ambicioz për të nxjerrë vendin nga kriza ekonomike, sociale, politike dhe për të drejtuar atë drejt zhvillimit si dhe për të bërë të mundur përqasjen e krenarisë kombëtare me parimet e qytetërimit perëndimor, Organizata e Ballit Kombëtar Demokrat bëri marrëveshje politike parazgjedhore me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është që programi ynë politik të aplikohet në politikat qeverisëse të koalicionit të përbashkët dhe të gjejë një realitet të prekshëm për qytetarët e Kosovës. Ne garantojmë qytetarët se puna jonë do të na karakterizoj maturinë, qëndrueshmërinë dhe përkushtimin ndaj interesave kombëtare. Prandaj të dashur qytetarë, koalicioni ynë do të ngadhënjejë ndaj të keqes dhe do ti jep vendit një qeveri të ndershme dhe do ti kthej dinjitetin qytetarit. Zgjidhni më djathtas.
I juaji,
Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat
z.Gazmend Islami
Drita fiton në frymën e fundit ndaj Drenicës
Plenkoviq njofton për takimin me Kurtin: Folëm për statusin ...
“Drejtësi, jo politikë” më 17 Shkurt: Gjithçka ë...
Yjet e Barcelonës revoltohen ndaj Flickut pas debaklit të pë...
Pesë shoferë ndëshkohen në Ferizaj – një pa leje, një tjetër...
Rutte: SHBA do furnizojë Ukrainën me armë me vlerë 15 mld do...