Misioni i KFOR-it në Kosovë ka bërë të ditur se ia ka aprovuar kërkesën Agjencisë Kosovare të Pyjeve për fluturimin e avionëve privat nga 15 maji, të cilët do të realizojnë fluturime të ulëta me qëllim të vaksinimit të dhelprave kundër tërbimit përmes përdorimit të kurtheve.
Në këtë komunikatë për media, KFOR-it ka sqaruar se komandanti i KFOR-it është autoriteti primar për hapësirën ajrore të Kosovës, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Gjithashtu theksojnë se hapësira e lartë ajrore e Kosovës mund të përdoret për të fluturuar mbi Kosovën nga një vend në një tjetër nga aeroplanët që realizojnë fluturime komerciale.
Ndërkohë KFOR potencon se hapësira e ulët ajrore mund të përdoret për nevoja specifike, rast pas rasti dhe nën autorizimin paraprak të komandantit të KFOR-it.
Këto sqarime nga KFOR-i lidhur me shfrytëzimin e hapësirës ajrore të Kosovës vijnë në një kohë kur Republika e Kosovës ka bërë blerjen e pesë dronëve nga Turqia të tipit “Bayraktar”. /Arbresh.info/
Asllani nën vëzhgim të klubeve të mëdha evropiane, Hoffenhei...
Sveçla: Mitrovica nuk lëshon pe
Portret familjar nga ambasadori britanik/ Hargreaves uron Kr...
LVV sot mban tubim në Gjilan, merr pjesë Kurti
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri