Kryeministri Avdullah Hoti thotë se Qeveria mund të bie, por nuk do të shantazhohet nga askush.
Këto komente ai i bëri në konferencë për media pas miratimit në Kuvend të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, raporton portali arbresh.info
“Kemi disa çështje që në ditët e ardhshme do ti adresojmë me Listën Serbe, fakti që jemi në këtë pikë tregon që ne nuk mund të shantazhohemi, Qeveria mund të bie, por Qeveria nuk mund të shantazhohet. Mua më vjen mirë që një pjesë e opozitës ka marrë parasysh kërkesat tona të vazhdueshme, pasi kam kërkuar nga pozita e opozita që të japin komentet e tyre se kemi qenë të gatshëm që t’i akomodojmë në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike”, deklaroi Hoti.
Me 71 vota pro është miratuar sot në Kuvendin e Kosovës Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike.
Mes tjerash parashihet edhe mundësimi i tërheqjes së 10% të kursimeve në Trustin Pensional./arbresh.info/
Të shtëna në Podujevë, një person terrorizon qytetin me kall...
Arrestohet një inspektor i punës nën dyshimin për ryshfet
Policia arreston të dyshuarin për gjuajtje me armë në Poduje...
Paz flet për të ardhmen tek Reali
“Po s’fitove do kesh probleme”, Limi e paralajmëron Albën
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...