ër shënimin e 10 vjetorit të shtetit të Kosovës janë bërë përgatitje të mëdha. Ndër përgatitjet është edhe përzgjedhja e logos zyrtare për këtë jubile që do të përdorët nëpër dokumente, festime, dekorata, etj.
Megjithatë, logoja e parë e përzgjedhur nga një komision doli të jetë plagjiat. Ishte e ngjashme me një agjenci turistike në Gjermani. Pas debatit që u bë për atë logoja, presidenca e Kosovës e anuloi dhe u shpall një tjetër.
Mirëpo, po del që edhe logoja e re është afër plagjiatit ose e tëra plagjiat, shkruan lajmi.net.
Kjo logo i ngjan asaj të Kongresit të partisë shqiptare të Maqedonisë, Bashkimi Demokratik për Integrim.
Në kongresin temat të BDI-së të mbajt para gati tri vjetësh në Shkup ishte përdorur kjo logo që i ngjan shumë në koncept dhe realizim logos zyrtare të shënimit të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Ngjashmëria është vërejtur nga Besnik Kada, i cili i ka postuar të dyja logot në llogarinë e tij në Facebook.
Vlerësojeni vet lexues të nderuar…


Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?