Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, i cili u lirua nga burgu para pak kohësh, thotë se lirimit të tij nuk iu gëzua e gjithë Partia Demokratike. Ai edhe më tej qëndron pas asaj që kishte shkruar në letrës së tij drejtuar partisë.
Në vitin 2015 Lushtaku, nëpërmes një letre publike, kishte shprehur hidhërimin e tij ndaj eksponentëve të PDK’së që, sipas tij, kishin bërë ç’kishin mundur për t’iu hedhur keqpërdorimet e kësaj partie gjatë kohës së qeverisjes, ish-komandatëve të luftës që ishin pjesë e kësaj partie.
Kryetari i Skenderajt edhe më tutje thotë se qëndron pas fjalëve të shkruara në këtë letër, ndërsa ai thotë se një pjesë e partisë i janë gëzuar më shumë arrestimit, e ata i ka hidhëruar lirimi i tij.
Ai beson se rivaliteti politik që bashkëpartiakët mund ta shohin me të në politikë mund të jetë njëra nga arsyet e këtij hidhërimi.
Ndërsa nëse qëndron kjo që Lushtaku thotë, zyrtarët e PDK’së mund të lehtësohet sepse kryetari i Skenderajt në emisionin Komiteti, bën të ditur se nuk ka asnjë ambicie politike dhe planifikon të mos merrët më me politikë.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...