Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë për kryeparlamentaren Vjosa Osmanin, se nuk duhet larguar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Hoti ka thënë se askush nuk duhet të largohet nga partia e tij.
As anëtari më i thjeshtë nuk duhet të largohet nga LDK’ja, e lëre më Vjosa Osmani”, ka thënë Hoti në Dukagjin.
Ndërkohë që për shefin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, Hoti tha se gjithmonë ka qenë në anën e gabuar të historisë, në të gjitha proceset që ka kaluar Kosova.
Hoti ka thënë se agjenda e takimin në Washington do të jetë plotësisht ekonomike. Ai ka kritikuar ashpër liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti,n në raport me deklaratat për këtë takim.
“Ma gjeni një qytetar të vetëm në krejt Kosovën që mendon se në Shtëpinë e Bardhë mund të arrihet një marrëveshje që mund të jetë e dëmshme për Kosovën. Albin Kurti e ka komplet gabim. Ai e ka pasur gabim historikisht në ngjarje të tilla. Ai ka qenë gabim nga Rambujeja, Vjena, shpallja e pavarësisë e në të gjitha proceset e rëndësishme që ka kaluar Kosova. Edhe tash Kurti është në anën e gabuar të historisë”, tha ai në Dukagjin.
Hoti thotë se siç ka protestuar LVV për Pakon e Ahtisaarit edhe tash e kanë të njëjtën logjikë.
“Ne si LDK, partnerët e koalicionit qeverisës por edhe një pjesë e opozitës nuk ka kësi lloj dyshime se në Shtëpinë e Bardhë mund të ketë diçka të keqe për Kosovën”, tha ndër të tjera Avdullah Hoti.
Berisha thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së 10 shk...
ZYRTARE: Atletico Madrid transferon Ademola Lookman
Aksident ajror në Rusi, vdesin tre persona
Gjesti rikthehet pas një kohe të gjatë edhe në rrjete social...
Dogana dhe Policia e Kosovës konfiskojnë rreth 2 kg kokainë ...
A mund të izolohet Lista Serbe nga Vetëvendosja?