Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të marrë vendim lidhur me shtyrjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Podujevë.
Kjo për shkak të masave të marra nga qeveria e Kosovës për parandalimin e koronavirusit, shkruan portali arbresh.info.
Se vendimi do të merret nesër e ka konfirmuar për arbresh.info zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Aktualisht nuk mund ta japim një përgjigje për këtë. Ne do të jemi gjatë ditës së nesërme në kontakt me institucionet e vendit, Presidentin dhe Qeverinë. Do t’iu mbajmë të informuar”, tha ai.
Ndërkohë kujtojmë se Kosova ende nuk ka asnjë rast të konfirmuar me këtë virus vdekjeprurës.
Organizata Botërore e Shëndetit ka shpallur koronavirusin pandemi globale./arbresh.info/
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin