Zërave se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës po bisedojnë për një koalicion të mundshëm dhe udhëheqje të qeverisë mandatin e ardhshëm, u janë përgjigjur negativisht dy përfaqësues të këtyre dy partive politike të pyetur për këtë çështje në Info Magazine.
Pal Lekaj nga AAK-ja pohoi se përkundër se zyrtarë të këtyre dy partive mund të shihen bashkë, kjo aspak s’do të thotë se po bisedohet për një koalicion të mundshëm mes partisë së parë dhe të katërt në vend.
“AAK s’ka koketuar me PDK-në apo LDK-në sa I përket koalicioneve. Pasi ne si Aleancë hymë për t’i fituar zgjedhjet. Prandaj, s’ka përfarim si thuhet mes PDK-së dhe AAK-së”.
Kurse, Ilmi Reçica nga PDK-ja shtoi se bisedime deri më tani nuk ka pasur, porse partia që ai i takon, s’është e mbyllur për asnjë parti tjetër që vepron brenda ligjeve të Kosovës dhe e respekton republikën.
“Tek ne asnjë parti politike nuk ka vija të kuqe për të punuar dhe bashkëpunuar”.
Spiropali: Kosova sot është një realitet i pakthyeshëm
Dita e Pavarësisë – ky është plani i veçantë operativ i poli...
FSK bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” për 18...
Mesazh i ri kundër Gjykatës Speciale: 5000 emblema të UÇK-së...
Kurti sot merr pjesë në Konferencën e Dytë Shkencore Ndërkom...
Hovenier: Kosova nuk është më në tranzicion, duhet të përmbu...