Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme është konsumuar

09:15 | 8 Korrik 2020
M. A.

Numri i madh i rasteve aktive me COVID-19 dhe me fatalitet ka bërë që të rriten kërkesat për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend.

Por kjo gjë shihet si e pamundur nga analisti, Nuredin Ibishi. Ai thotë se sikur të ishte shpallur në fillim kur ishte diskutuar kjo çështje do ishte e mundur ndërsa tani sipas tij është konsumuar kjo mundësi.

“Është konsumuar mundësia me u shpall gjendja e jashtëzakonshme sepse jemi në një situatë për të cilën nëse tash shpallim gjende të jashtëzakonshme  është pa efekt. Nëse ishte shpall në atë kohë kur ishte nis iniciativa. Ndërsa në këtë kohë ka kaluar mjaft kohë në kuptimin e asaj se ne jemi në një krizë të thellë në kuptimin e mundësisë së shpalljes se mundësisë së shpalljes së gjendjen e jashtëzakonshme”, tha Ibishi në një prononcim për portalin arbresh.info.

Gjendja e jashtëzakonshme shpallet kur kjo gjendje është në të gjithë territorin e Kosovës. Aktualisht në Kosovë gjendja më e rëndë është vetëm në disa komuna.

“Kishe me qenë më mirë në masa selektive në këto komuna ku ka më shumë të prekur. Në këtë aspekt po të futet gjendje e jashtëzakonshme kemi të bëjmë me çështje ligjore ku përfshihet shumica e territorit të Kosovës. Nuk kemi një situate të tillë tani. Më shumë është e përqendruar në disa qytete”, thotë Ibishi.

Gjithashtu për tu shpallur gjendje e jashtëzakonshme duhet edhe 2/3 e votave të deputetëve në Kuvendin e Kosovës, gjë që nuk janë.

“Po të futet tani gjendja e jashtëzakonshme është e vështirë të mirët një vendim sepse duhen 2 e 3 ta e deputetëve gjegjësisht 80 deputet të miratojnë dekretin e presidentit. Dhe në këtë situatë është e pa arritshme forca politike. Nuk do të votohet”, tha ai.

Po ashtu edhe  ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj të martën deklaroi se është ndryshuar gjendja që nga fillimi i pandemisë kur partia e tij, LDK kishe mbështetur kërkesën e presidentit Hashim Thaçi për t’u shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

“Fillimi i pandemisë me gjenden që gjendemi ne në gjithë globin dallon nga momenti I njoftimit më këtë pandemi dhe përkufizimi I saj shkencor. Duhet ta bëjmë këtë dallim dhe mos bëni dallim mes kohës dhe  individëve. Më së paku janë unë i interesuar të merrem me atë pjesë”, tha Zemaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale