Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se java e ardhshme pritet të karakterizohet me mot të ndryshueshëm.
Sipas IHMK-së, gjatë kësaj jave parashihen reshje shiu të shoqëruar me vetëtima dhe bubullima.
Në fushat termike parashihet një rënie graduale e temperaturave.
Era do të fryjë kryesisht nga verilindja dhe veriperendimi, me intensitet të dobët deri mesatar, ndërsa lokalisht mund të jetë edhe e fortë.
E hënë
Moti me diell dhe vranesira të çrregullta. Vranesirat gjatë ditës parashihen të shoqerohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh
• Temperaturat minimale: 14 – 18°C
• Temperaturat maksimale: 25-27
• Era: e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriperendimit
E martë
Moti me diell dhe vranësira të shpërndara.Në disa zona të kufizuara parashihen riga shiu
• Temperaturat minimale: 12 – 15°C
• Temperaturat maksimale: 25-30°C
• Era: nga veriperëndimi, 1–5 m/s
E mërkurë
Moti me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht rreth relievit malor.
• Temperaturat minimale: 10– 13°C
• Temperaturat maksimale: 29-32°C
• Era: kryesisht nga verilindja, 1–4 m/s
E enjte
Moti kryesisht me diell
Temperaturat minimale: 11– 15°C
Temperaturat maksimale: 29-33°C
Era: nga verilindja, 1–4 m/s
E premte
Moti do të jetë me diell dhe vranesira të shperndara . Vranesirat ne pjesen e dytë parashihen të dendesohen duke krijuar kushte që vende-vende të shoqerohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale: 13-17°C
Temperaturat maksimale: 29-33C
Era: e lehtë dhe lokalisht e forte nga veriperëndimi/Arbresh.info/
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...
Parashikimi i motit për nesër
Momente tensionuese në shtëpi, Edi kupton të vërtetën çka th...