Agjencia për Menaxhimin Emergjent (AME) njofton se gjatë ditës së sotme janë regjistruar gjithsej 97 vatra zjarri.
AME bëri të ditur se 26 prej tyre vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 71 janë lokalizuar falë ndërhyrjes së Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit.
AME thekson se gjatë pasdites është vërejtur një rritje e ndjeshme e numrit të zjarreve.
“Situata më e rënduar është paraqitur në komunat Klinë, Vushtrri, Podujevë dhe Mamushë. Kjo rritje e vatrave të zjarrit ka krijuar vështirësi të mëdha për ekipet reaguese në terren. Situata aktualisht është nën kontroll, por mbetet mjaft sfiduese,” thuhet në njoftim.
Agjencia u bën apel të gjithë qytetarëve që të denoncojnë pranë organeve ligjzbatuese çdo rast të zjarrvënies, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë rastet urgjente në numrat 112, 193 dhe 192.
Njëkohësisht, Agjencia shpreh mirënjohje për përkushtimin dhe angazhimin e pjesëtarëve të Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, të cilët po veprojnë pandërprerë në terren për menaxhimin e situatës, si dhe për Policinë e Kosovës dhe FSK-në.
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...
Trump thotë se Izraeli do të jetë i gatshëm të përfundojë lu...
“ Ka shenja pendese, s’është i dhunshëm’’, flet avokati i Gj...