Nën përkujdesjen e kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, do të organizohet “Java për të Drejtat e viktimave të krimit”, me moton “Së bashku në mbrojtje të viktimave të krimit”, e cila mbahet më 25 dhe 29 tetor.
Sipas njoftimit, folës dhe pjesëmarrës në sesionet e Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit do të jenë përfaqësues të institucioneve të ndryshme në nivel vendi.
Njoftimi i plotë
Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, nga data 25 deri më 29 tetor 2021, do të mbahet “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, me moton “Së bashku në mbrojtje të viktimave të krimit”.
Java do të hapet të hënën, më 25 tetor 2021, duke filluar nga ora 10:00, në Hotelin “Emerald” me anë të një konference e cila do të organizohet në përputhje me të gjitha masat mbrojtëse kundër pandemisë Covid-19.
Konferenca e Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit do të fillojë me fjalën e mirëseardhjes së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Aleksandër Lumezi, për të vazhduar me fjalën e rastit të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Kryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, Kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Peci, përfaqësuesit të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, John Hanley dhe Menaxherit të Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, Basri Kastrati.
Të pranishëm në këtë konferencë do të jenë edhe përfaqësuesit e misioneve diplomatike të akredituara në Republikën e Kosovës.
Ndërkaq, nga data 26 deri më 29 tetor, do të mbahen sesionet e Javës, të cilat do të zhvillohen online nëpërmjet platformës Zoom, ku do të diskutohen tema të ndryshme, si: 26 tetor 2021: ”Reagimi institucional, koordinimi dhe zbatimi i dispozitave dhe politikave kundër dhunës në familje”; 27 tetor 2021: “Konfidencialiteti dhe ruajtja e privatësisë së viktimave të krimit”; 28 tetor 2021: “Reagimi institucional, koordinimi dhe zbatimi i dispozitave dhe politikave kundër trafikimit të njerëzve” dhe 29 tetor 2021: “Trajtimi i kryesve të dhunshëm me varësi nga droga, alkooli dhe me probleme të shëndetit mendor ”.
Folës dhe pjesëmarrës në sesionet e Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit do të jenë përfaqësues të institucioneve të ndryshme në nivel vendi, aktivistë të shoqërisë civile, përfaqësues të mediave dhe partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë./arbresh.info/

Drita shfrytëzon gabimin e Ballkanit dhe Prishtinës, merr kr...
Besnik Tahiri pret të rinj nga Shqipëria në Kuvend, thirrje ...
Irani shpall Forcat Ajrore dhe Marinën e BE-së si organizata...
“U larguat në finale”, Ludo flet me Elijonën për shoqërinë e...
Hungaria thotë se do t’i bllokojë sanksionet e reja të BE-së...
“Uroj të ketë drejtësi në Hagë”, Rama: Nuk po gj...