Google ADS

LDK dorëzoi ankesën në Gjykatën Supreme për vendimin e PZAP-it, shkak votat e diasporës në Dragash

16:23 | 20 Nëntor 2021
A Z

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar sot në Gjykatën Supreme ankesën për PZAP-në konkretisht për pesë zyrtaret e saj.

Arsyeja e kësaj ankese është vendimi për anulim të votave të diasporës në Dragash, vota këto të gjitha për LDK-në.

Zëdhënësja e kësaj partie, Sibel Halimi ka shpjeguar në tersi dëshmitë që janë dorëzuar në Gjykatë.

“Sot KQZ ka shpallur rezultatin përfundimtar për zgjedhjet e 14 nëntori por nuk i ka shpall për Dragashin. Sot ne kemi dorëzuar në Gjykatën Supreme mbi vendimin skandaloz të PZAP-së. Tre gjyqtar të PZAP-së kanë anuluar të gjitha votat e diasporës për Dragashin pa pyetur e verifikuar askënd. Anulimi i tyre është përpjekje antidemokratike. LDK ka dorëzuar sot mbi 200 dëshmi për votat e mërgatës në Dragash. Vullneti i çdo qytetari do të mbrohet më dinjitet. Askush nuk do të prek vullnetin e tyre të bërë në 14 nëntor”, tha Halimi.

E, Bexhet Xheladini, kandidat nga LDK-ja për Kryetar të Komunës së Dragashit, tha se kanë dorëzuar 200 dëshmi të votueseve në Gjykatën Supreme.

Ai pret që Gjykata Supreme të vendos në favor të LDK-së, pasi sipas tij fitorja LDK-së ju ka marr në tavolinë.

“Ne sot kemi dorëzuar ankesën në Gjykatën Supreme. Këtë ankesë ja kemi bashkëngjitur të gjitha provat që vërtetojnë se votat nga diaspora kanë qenë të rregullta dhe të pastërta. Vendimi i PZAP-së ka qenë skandaloz pasi mu më është marr fitorja në tavolinë”, tha Xheladini./arbresh.info/

LEXO EDHE:

KQZ nuk shpall rezultatet përfundimtare për komunën e Dragashit

Të ngjashme