Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Heiko Mass, po qëndron për një vizitë një ditore në Kosovë.
Ai sapo ka përfunduar takimin me presidenten e vendit Vjosa Osmani.
Mass thotë se idetë të cilat janë shprehur që çështjet sociale politike mund te zgjedhën me vija në harta ne e konsiderojmë si tejet te rrezikshme.
“Në mesë të Kosovës dhe Serbisë të moderuar përmes BE-së, kam dëgjuar edhe tema të cilat janë të rëndësishme dhe këto do ti marr me vetë dhe do të ja përcjell përfaqësuesit special të BE-ë Lajçak, i cili mbështetet nga ana jonë për punën tij. Idetë të cilat janë shprehur që çështjet sociale politike mund te zgjedhën me vija në harta ne e konsiderojmë si tejet te rrezikshme, dhe e konsiderojmë te rrezikshme edhe diskutimin, shpresojmë që kjo përfundimisht të jetë pjesë e një dosje të kaluare. Ne po e shohim që qeveria e re ka një program shumë ambiciozë, të cilat mendoj që përputhen me pritjen e qytetarëve të Kosovës. Gjermania do të jetë përkrah jush”, tha ai./arbresh.info/
Rizvanolli godet PDK-në: Kërkuan pako emergjente për qytetar...
Nga 2024 deri sot, katër incidente të armatosura, Trump vazh...
Arrihet marrëveshja përfundimtare, Rrahmani vazhdon kontratë...
Trump thotë se incidenti me të shtëna në Uashington s’do ta ...
Grenell: Trump ishte cak i një sulmi vrasës, e megjithatë më...
Osmani solidarizohet me Trump dhe Zonjën e Parë: Sulm qyqar,...