Ka nisur ceremonia memoriale për 21 zyrtarët policorë të rënë në kryerje të detyrës.
Më këtë rast, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se ata ranë duke e mbrojtur sovranitetin dhe integritetitn territorial të vendit.
“26 korriku është data e policëve heronj të vendit tonë, të cilët nuk kursyen as vetën në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial. E gjithë kjo sakrificë është bërë për mbrojtje të vendit tonë. Sot po shënojmë 22 vite të këtij institucioni bosht të shtetit tonë. Me punën e tyre të palodhshme, Policia e Kosovës është shndërruar në institucionin më të besueshëm të popullit tonë. 21 policët e rënë në sundim të ligjit e të paqes në vendin tonë, sot këtu i kujtojmë 21 heronjtë tanë. Në këtë ditë e shënojmë edhe rënien e heroit tonë Enver Zymberit, i cili sa ishte në vendosje të rendit dha jetën në mbrojtje të integritetit dhe sovranitetit të vendit tonë”, tha Konjufca./arbresh.info/
Aksident në Gjilan, shoferi humbi kontrollin dhe përfundoi j...
Abdixhiku takon ambasadorin gjerman, flasin për situatën pol...
Muriqi kërkon ta vazhdojë formën e shkëlqyer edhe ndaj Barce...
Vuçiq: I di detajet që Prishtina, Zagrebi e Tirana i mendojn...
Vizita në Emirate, Osmani ndanë pamje teksa fluturon me heli...
Ambasada amerikane merr pjesë në transferimin e autoritetit ...