I konfiskohen 4 mijë fishekë një shtetasi serb, Sveçla: Është punëtor i integruar nga strukturat paralele në MMPHI

13:48 | 9 Qershor 2022
A Z

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla ka njoftuar për një tjetër aksion siç e vlerëson ai të suksesshëm dhe të rëndësishëm për forcimin e sovranitetit të Kosovës.

Sveçla ka bërë me dije se janë konfiskuar 4 mijë fishekë.

Postimi i Sveçles:

4 mijë fishekë i konfiskuam. Pra, edhe një aksion tjetër shumë i suksesshëm e i rëndësishëm për forcimin e sovranitetit të vendit tonë.

Në pikën kufitare në Jarinje, Policia e Republikës së Kosovës ndaloi një të dyshuar me shtetësi serbe, punëtor i integruar nga strukturat paralele në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe të Infrastrukturës. I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Përgëzime Policisë së vendit tonë për punën e madhe dhe për profesionalizmin e tyre të lartë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale