Sot shënohet 24-vjetori i betejës së Gllogjanit, e njohur ndryshe si “Epopeja e Dukagjinit” që u zhvillua më 24 mars 1998, ku Ushtria Çlirimtare e Kosovës nën udhëheqjen e Ramush Haradinajt i bëri ballë rrethimit të forcave pushtuese serbe në Gllogjan.
E kryetari i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj në këtë ditë të veçantë ka nderuar Gazmendin, Himën e Agronin e të gjithë ata që përjetësisht mbesin frymëzimi më i madh i dashurisë për kombin, shkruan arbresh.info
Postimi i tij i plotë:
Çdo ditë e jetës së shqiptarëve është e mbushur me kujtime për heroizmin, sakrificën kulmore në shërbim të Atdheut dhe kombit.
Sot, me 24 mars, nderojmë Gazmendin, Himën e Agronin, dhe të gjithë ata që përjetësisht mbesin frymëzimi më i madh i dashurisë për kombin. Po ashtu, kujtojmë 24 marsin kur nisi t’i ipej fund regjimit të egër të gjenocidit dhe spastrimit etnik.
Të rënëve dhe secilit që dha nga jeta e tij për Atdheun dhe lirinë, faleminderit.
Aleatëve tanë, të prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, faleminderit.
Faleminderit përjetësisht! / arbresh.info/



Osmani: Pavarësisht sfidave, rruga e Kosovës drejt NATO-s dh...
Gyokeres pret më shumë gola për Arsenalin: Gjithmonë mund të...
Tre të arrestuar në Pejë pasi sulmuan një person, policia ko...
Arrestohet në Graqanicë një person i dyshuar për vjedhje në ...
Rama publikon pamjet e xhamisë së rikonstruktuar të Ballies ...
Frika nga lufta në Ballkan, Kosova më pak e shqetësuar se ve...